Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka kritikuar vrasjen e zyrtarëve iranianë nga Izraeli, duke i përshkruar ato si "të paligjshme" dhe duke thënë se ato duhet të ndalen. Fidan i ka bërë këto komente të martën në Ankara, pasi Izraeli tha se kishte vrarë dy zyrtarë të lartë të sigurisë iraniane. Ai ka shtuar se do të niste një vizitë në vendet e rajonit për të "diskutuar hapat që mund të ndërmerren për të ndaluar luftën". Pak pas deklaratës së tij, ministria izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar se Izraeli do të vazhdojë të eliminojë drejtues të lartë të Iranit dhe veçanërisht të Gardës revolucionare islamike, pasi ato përbëjnë rrezik në rajon dhe më gjerë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi se misionet nuk kanë me vrasjen e ministrit të Inteligjencës të Iranit, Esmail Khatib, ndërsa kërcënoi se zyrtarët e Iranit nuk do të jenë më të sigurt edhe nëse strehohen në vende të tjera si Libani.