Dardan Krivaqa, autori i vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani dy vite me parë në Kosovë, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa bashkëpunëtori i tij Arbër Sejdiun me 15 vjet heqje lirie. Pas daljes përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj paraditen e sotme, u vendos dënimi i tyre, për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë.