Top Channel/ Vrasja e gruas e vajzave të gazetarit të njohur britanik, reagojnë kolegët e John Hunt
12/07/2024 21:36

Personalitete nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar i kanë shprehur ngushëllimet një komentatori sportiv të BBC-së, pasi humbi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e komentatorit të garave me kuaj të BBC, John Hunt, dhe vajzat e tyre, Hannah Hunt, 28 vjeçe, dhe Louise Hunt, 25 vjeçe, vdiqën nga plagët e marra në një sulm me hark në Bushey, në veriperëndim të Londrës të martën. 26-vjeçari Kyle Clifford i dyshuar për vrasjet, u gjet nga policia britanike në Enfield, në veri të Londrës, një ditë pas ngjarjes në gjendje të rëndë shëndetësore. “John Hunt është kolegu ynë dhe miku ynë, jo vetëm për ekipin aktual 5 Live Sport, por për të gjithë ata që kanë punuar këtu me të gjatë 20 viteve të fundit. Në emër të të gjithëve, mendimet dhe mbështetja jonë janë me John dhe familjen e tij”, u shpreh prezantuesi i BBC Sport Mark Chapman. “John Hunt është një nga më të mirët, jeta e tij u shkatërrua”, tha Dan Walker, i cili dikur drejtonte emisionin e BBC Football Focus. “Ndërsa vendi feston, kurseni një mendim për John Hunt. Nuk më kujtohet të jem kaq i tmerruar në vite. Ato vajza të gjora. Vërtet e tmerrshme”, shkroi në një reagim ish-futbollisti Michael Owen. Ngushëllimeve iu bashkua edhe Autoriteti Britanik i Kuajve. Ekzekutimi i tre grave tronditën Britaninë, ku vrasjet masive janë të rralla, por dhuna ndaj grave dhe vajzave është etiketuar zyrtarisht si një kërcënim kombëtar. Një grua vritet nga një burrë çdo tre ditë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në katër gra do të përjetojë dhunë në familje gjatë jetës së tyre, sipas raporteve. Organizatat bamirëse dhe të të drejtave të njeriut kanë përsëritur kërkesat për të trajtuar femicidin në Britani. Pamjet: AFP

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58