Në Pejë është mbajtur një protestë, për thirrje urgjente që të ndalohet vrasja ndaj gruas dhe dhuna, pas rastit të djeshëm ku mbeti e vdekur nga bashkëshorti i saj, Gjyljeta Ukella. Marshimin e udhëhoqi vajza e Gjyljetës, sipas mediave vendase, me foton e nënës së saj të stampuar në një bluze të bardhë.