Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt u mbajt këtë të diel në Prishtinë. Seanca ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka nisur në orën 09:30. Procesi, që mbahet me dyer të mbyllura e pa praninë e mediave, po e ndjekin edhe familjarë të Liridonës, përfshirë vëllanë e saj. Ndërkohë, jashtë gjykatës, po mbahet një protestë simbolike, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.