Ky që shihni më lart është viktima që u gjet i vdekur në banesën e tij, 78-vjeçari Gëzim Vija, teksa policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale. 78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.