Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj. Korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bën me dije se 58-vjeçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.