E tronditur nga ngjarja e rëndë, e ëma e Elton Metaj, autorit të vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj, mes lotësh tregon se i biri e ka telefonuar pas krimit të rëndë. Nëna e autorit ka folur për gazetarët dhe ka treguar se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek djali i saj kohët e fundit. Nëna e 31-vjeçarit tashmë të arrestuar, ka treguar edhe telefonatën e parë që i biri ka bërë pas krimit. Ajo thotë se pas vrasjes së kryer ai ka marrë në telefon familjarët duke u deklaruar se do të vetëvritej.