Punimet për shembjen e kësaj godine njëkatëshe që ka mbetur thjesht një rrënojë në Qerret të Durrësit u kthyen në tragjedi, pasdrekën e së hënës. 55-vjeccari Shaban Shehu, pronar i ndërtesës, nuk mundi t'i mbijetojë plagëve pasi taraca u shemb dhe e zuri nën të së bashku me fqinjin e tij 27-vjeccar i cili po e ndihmonte për shembjen.