Sali Berisa u shfaq para gazetarëve për të sqaruar zhurmën e krijuar nga vendimi i KAS që rrëzoi kërkesat e kandidatëve demokrat për rinumërim votash në qarkun Durrës dhe Tiranë. Për kryedemokratin kandidatët të cilët nuk fituan nuk ndoqën rrugën e duhur pasi duhet te ishin ankuar përmes partisë dhe jo individualisht.