Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën “Gustav Mayer”. Bejkos nuk i ka munguar retorika politike e as deklaratat e akuzat ndaj kundërshtarëve politikë. Ai tha se sot është dita që qytetarët të refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar e oligarkia.