Numri dy i PS Tauant Balla ka votuar, ndërsa shoqërohej nga djali i tij i vogël. Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij Iris Piemezi ka votuar, por pasi kuptoi se kishte ngatërruar qendrën e votimit. Ishte sistemi elektronik ai që dha alarmin se nuk ishte votuese e qendrës së votimit 2705, dhe zbriti tek 2704 aty ku votoi edhe Taulant Balla.