Në qytetin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i votimit në të gjitha qendrat. Sigurisht që tre kandidatët për bashkinë e qytetit bregdetar kanë votuar ndër të parët në qendrat e votimit respektive. Të dy kandidatët e së djathtës Luan Hoti dhe Adrian Muka ishin të parët ndër votuesit dhe në përfundim të procesit kanë dhënë deklaratat e tyre të cilat udhëhiqen nga ftesa ndaj qytetarëve të Durrësit për të qenë sa më të shumtë në numër në këtë proces.