Në Elbasan kanë votuar dy kandidatët për kryetar bashkie. Kandidati i PS Gledian Llatja votoi ne çerdhen nr 2 ku edhe u kërkoi qytetarëve të dalin masivisht të votojnë. I pyetur për problemet e shfaqura me pajisjen e identifikimit të zgjedhësve Llatja tha se ky proces administrohet nga KQZ dhe KZAZ.