Mes kaosit dhe zhurmës programi qeverisës dhe kabineti Rama 4 morën 82 vota. Për herë të parë në historinë 35 vjeçare post-komuniste të Shqipërisë një kryeministër nuk është lejuar nga opozita të paraqesë programin qeverisës ne parlament. Opozita e Sali Berishës e vetëdijshme për pafuqinë politike zgjodhi të godasë me librin e kushtetutës dhe shishe kryeministrin Edi Rama, në atë që mund të konsiderohet seanca më e rëndësishme e kësaj legjislatute. Shposja e progamit qeverisës për katër vitet e ardhëshme.