Në një seancë maratonë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, u vulos edhe paqja fiskale duke marrë dritë jeshile për zbatimin nga 1 janari 2026. Projektligji për marrëveshjen e paqes fiskale mori një shumicë votash prej 75 pro dhe 20 kundër ndërsa projektligji që përfshin fshirjen e detyirmeve tatimore dhe doganore u votua me 76 pro dhe 22 kundër.