Mes debatesh dhe kontestimet nga ana e opozitës, marrëveshja për administrimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro amerikan u miratua sot nen për nen nga Komisioni I Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës. Ndërsa e cilësoi këtë një akt antikushtetues në dëm të trashëgimisë kulturore, deputetja e opozitës Ina Zhupa paralajmëroi të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse marrëveshja nuk ndryshohet.