Votimi për shkarkimin e Bashës ka nisur edhe në bashkinë e Shkodrës! Rreth 6300 anëtarë të Partisë Demokratike në këtë bashki kanë të drejtë vote sot, në referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Në të gjithë bashkinë janë 9 qendra votimi, ku dy prej tyre janë në qytet.