Këshilli Mandateve, imuniteteve dhe rregullores pritet ta ketë gati pasditen e kësaj të marte, raportin për dhënien e autorizimit SPAK për arrest shtëpie ose me burg për deputetin Sali Berisha. Raporti përmban kërkesën e SPAK, diskutimet në këshill, procesverbalin e votimit pro të pesë anëtarëve socialist përfshi atë të demokratit Enkelejd Alibeaj, si rastet analoge në të shkuarën kur drejtësia ka kërkuar autorizime të ngjashme.