Pas diskutimeve dhe mbajtjes së fjalës nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës dhe hedhjen në votim ndryshimet e propozuara për rregulloren e Kuvendit, ka nisur votimi. Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.