Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka sot kapacitetet për të mundësuar regjistrimin e emigrantëve që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për shtyp se nëse do të pranohet propozimi i PD-së, do të duhet një tjetër sistem që të regjistrojë emigrantët.