Teksa Ilirjan Celibashi pohonte të martën se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte kursyer rreth 3 milionë euro nga kontrata me DHL, posta ndërkombëtare kishte depozituar faturën për shërbimin e ofruar. Ndryshe nga optimizmi i Komisionerit , operatori postar që u angazhua me dërgimin dhe kthimin e zarfeve me fletët e votimit në Diasporë, me 9 qershor ka kerkuar nga KQZ pagesen e plotë prej 9.2 milion eurosh.