Emigrantët shqiptarë nuk do të kenë nevojë të kthehen në Shqipëri për të votuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për mundësimin e kësaj të drejte në vendin ku ata jetojnë. Regjistrimi i adresës është kushti i parë që duhet plotësuar në mënyrë që diaspora të mund të shprehë vullnetin e saj në zgjedhjet parlamentare te 2025.