Vendimi Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej plotësimi kuadrit ligjor brenda një viti për tu mundësuar emigrantëve të votojnë, vuri në lëvizje parlamentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në nën-komisionin parlamentar për Diasporën dhe migracioninin krye-komisioneri Ilirian Celibashi tha se institucioni që drejton është gati të merret me çështje rregullatore, e teknike për ti mundësuar emigrantëve të votojnë. Por për ta bërë realitet këtë duhet fillimisht dakordësia e politikës.