Top Channel/ Vonesa e Bidenit nervozon Melonin, mimikat e saj në Samitin e NATO-s bëhen virale
12/07/2024 22:53

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shfaq e nervozuar në mëngjesin e së enjtes, ndërsa ajo dhe liderë të tjerë botërorë prisnin që presidenti Joe Biden dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, të hapnin ditën e tretë të Samitit të NATO-s. Duke folur me presidentin finlandez Alexander Stubb, ajo ngriti sytë nga tavani, shkruajnë mediat e huaja, përpara se të bënte shenjë me kyçin e dorës. Një person i tretë që po dëgjonte bisedën më pas nxori telefonin e tij për të kontrolluar orën, dhe ajo përsëri rrotulloi sytë përpara se të dallonte se kamerat ishin të fokusuara tek ajo. Është e paqartë se çfarë po diskutonin liderët, por reagimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Biden dhe Stoltenberg më në fund hapën ditën e tretë të samitit rreth orës 10:40 të mëngjesit, pasi Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë për në samitin gati 20 minuta pasi ishte planifikuar të fillonte aktiviteti. Shtëpia e Bardhë gjithashtu e shtyu konferencën për shtyp të Bidenit në orën 18:30 pasdite. Kjo nuk është hera e parë që presidenti 81-vjeçar e mban Melonin në pritje këtë verë. Ai ishte i fundit nga liderët që mbërriti në takimin e G7 të muajit të kaluar në rajonin e Pulias të Italisë. “Nuk duhet të lini një grua të presë kështu”, i tha Meloni Biden-it me humor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58