Zgjerimi është në krye të të gjitha përparësive të BE-së: Ursula von der Leyen e bëri edhe një herë të qartë këtë në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, në fokusin e të cilit pritet të jetë afrimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor me atë të bllokut. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Europian, nënvizoi presidentja e Komisionit Europian. Ndërkohë, në një intervistë për DW, vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt afrimit me BE.