Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi Von der Leyen për ofrimin e një “zëri evropian” për botën. Von der Leyen tha se “projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen. Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Aachenit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.