Top Channel/ Von Crammon “godet” hapur Kurtin: Shkel rregullat, qeveria pa vullnet politik!
18/03/2024 15:52

“Qeveria Kurti shkel rregullat”, deklaroi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian. Në një fshikullimë të rrallë nga ana e saj, zyrtarja që ka pasur përgjithësisht qëndrime të qarta pro Kosovës deri më tani, u ankua se Prishtinës zyrtare “ i mungon vullneti politik për avancim në procesin e integrimit në BE”. Von Crammon u shpreh në një intervistë për mediat bullgare, të pëcjellë pas edhe nga mediat në Kosovë, se kabineti Kurti nuk ka bërë hapat e nevojshëm për anëtarësimin bllok. “Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për të përparuar në integrimin europian të vendit. Kabineti ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë”, u shpreh zyrtarja e njohur. Von Crammon e nënvizoi se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, por po u dërgon atyre sinjale shumë “të përziera”. “Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur nga mosveprimi i Prishtinës, dhe kjo çoi në marrjen e masave ndëshkuese nga BE-ja vitin e kaluar”, ishte komenti i saj. Për t’u anëtarësuar në BE, Kosova, vazhdoi më tej raportuesja, duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare, pesë prej të cilave nuk e njohin ende. “Të gjithë pajtohen tek ideja se ka nevojë për një përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, theksoi ajo.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00