Financial Times pretendon se Donald Trump e ka pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse Ukraina mund ta godasë Moskën po t`i ofrohen nga SHBA-ja armë me rreze të gjatë veprimi. “Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën?… A mund ta godasësh edhe Shën Petërburgun?”, thuhet të ketë qenë pyetja që Trump i ka drejtuar kreut të shtetit ukrainas gjatë një telefonate të zhvilluar mes tyre në 4 korrik.