Kërkesa e Sali Berishës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama u rrëzua me 69 vota kundër dhe 29 pro. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, duke përmendur faktin se Berisha është në arrest shtëpie, tha se kjo interpelancë nuk mund të bëhet. “Nuk janë në përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave”, tha Felaj.