Një 46-vjeçar nga Fier është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me një sasi të konsiderueshme parash dhe dokumente, në një automjet. Ngjarja ka ndodhur më datën 9 shtator në rrugën “Butrinti” Saradanë, ku shtetasi E.V vodhi 450 mijë lekë të reja, 2 mijë euro dhe dokumente të ndryshme.