40-vjeçari, shtetasi me iniciale E. T.(T), kërcënoi dhe lëndoi me thikë shitësen për t’i marrë paratë nga kasa. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.