Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi grabiti një lokal në fshatin Krane të Sarandës. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa produkteve, në lokalin e shtetasit Th. D., në fshatin Krane, Finiq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Delvinë.