Bootcampi dixhital, i parë në Shqipëri bën bashkë Vodafone Albania dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri, përmes zgjidhjeve dixhitale. Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit, anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në Bootcamp-in Dixhital, të parin në Shqipëri, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, do të përmirësojnë shërbimet e futbollit në Shqipëri.