Top Channel/ VOA: Humbja e thellë e PD-së erdhi nga bojkotimi i qytetarëve!
17/05/2023 11:56

Qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale: ky është mendimi që i kanë përcjellë VOA-s analistë politikë të cilët mendojnë se një rimëkëmbje thelbësore e kësaj force politike do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri. Studiuesi Afrim Krasniqi mendon se në zgjedhjet vendore nuk u paraqit një opozitë reale, dhe për këtë arsye, qytetarët refuzuan opozitën. “Ka një refuzim masiv të qytetarëve të pavendosur, të qytetarëve të moderuar, të votuesve të rinj dhe njerëzve kritikë të këtij vendi për ofertën e opozitës. Ata kërkojnë që Shqipëria të ketë një alternativë. Mospjesëmarrja në zgjedhje i dedikohet bojkotit, që ata I kanë bërë ofertës së opozitës, e cila nuk ishte një ofertë në emër të opozitës, por ishte një lloj oferte personale dhe një luftë personale e lidershipit të opozitës”, ishte komenti i tij. Studiues të tjerë vlerësojnë se demokracia shqiptare është në rrezik, sa kohë që qeveria qendrore dhe ajo vendore janë simetrike, dhe se harta njëngjyrëshe e pushtetit vendor nuk sjell asnjë të mirë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, nënkryetari opozitar i Kuvendit, thotë se rezultatet e zgjedhjeve vendore janë një katastrofë elektorale për opozitën. “Qytetarët shprehën lodhjen e tyre ndaj gjendjes së opozitës, plot përçarje dhe gjuhë të ashpër kundër njëri tjetrit, deri në përplasje fizike mes tyre. Afro 200 mijë vetë e braktisën atë, duke qëndruar në shtëpi, sepse gjuha e konfliktit me SHBA-në dhe botën perëndimore e zotit Berisha nuk u pëlqeu demokratëve”, tha Gjekmarkaj. Ai nuk përjashton përjashton abuzimet e socialistëve me pushtetin dhe me votën, por pranoi se në zgjedhje nuk kishte një frymë pro opozitës.

Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
Top Channel/ Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, një nga shoferët përfundon në spital
18/03 14:44
Top News – Aksident në aksin Korçë–Maliq / Dyshohet për disa të lënduar nga përplasja e dy mjeteve
18/03 14:38
Top News – Negociatat ‘ngecin’ te mbyllja. Raporti IBAR, Gjermania me rezerva për antikorrupsionin
18/03 14:37
DIGITALB DIGITALB