VMRO-DPMNE është fituese e dyfishtë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Kandidatja për presidente nga kjo parti, Gordana Siljanovska-Davkova, fitoi bindshëm me 65% të votave kundrejt presidentit aktual që synonte mandatin e dytë, Stevo Pendarovski, që mori 29%. Pendarovski gjatë natës së 8 majit, pranoi humbjen, duke thënë me fitoren e VMRO-DPMNE-së, rrezikohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut.