Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE përcjell sinjale shqetësuese për nje destabilizim të mundshëm, të cilin ia faturon shqiptarëve të BDI-së. Kryeministri Hristjan Mickoski deklaroi hapur se vendi do të përballet me kërcënime të sigurisë nga BDI-ja këtë vjeshtë dhe pretendon se kjo do9 të bëhet përmes protestave të planifikuara të shkaktojnë trazira.