Në fshatrat Panaja, Dhërmie deri në Lukovë të njohura për prodhimin e ullirit, fermerët flasin për një sezon të mbarë. Në këto zona kultivohet më së shumti ulli8ri ariglidh, i cili njihet edhe për vetitë e tij kurative. Problem për këta fermerë që i gëzohen prodhimit mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Për të vjelë ullinjtë kanë mbetur vetëm moshat e treta.