Policia e rendit dhe ajo bashkiake ka nisur kontrollet në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private. Gjatë kontrollit në një plazh përgjatë Lungomares janë vërejtur parregullsi në dokumentacion dhe sot në orët e para të ditës policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë hequr çadrat dhe shezllonet. Ishin 40 çadra dhe 80 shezllone, ndërkohë qe hapësira e plazhit rreth 500m2 do kthehet në plazh publik. Nuk ka pas kundërshtime nga pronari!