Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës.