Vlora është e tejmbushur. Rrugët, plazhet, restorantet dhe shëtitorja buzë detit janë plot. Në mbipopullimin e këtij destinacioni kryesor turistik në vend kontribuon jo vetëm moti i nxehtë por edhe hapja e kufijve. Në zonën e ujit të ftohtë, atje ku mbingarkohet trafiku gjejmë po ashtu mjaft turistë të huaj, si kjo pushuese polake “Vlora më pëlqen shumë, deti është i bukur edhe ushqimi i shijshëm”, tha turistja e huaj. Jemi në gusht, por shumë struktura në Vlorë kanë rezervime deri në muajin tetor.