Turizmi në Vlorë ka hyrë në pikun e tij. Plazhet, rrugët, hotelet tashmë janë të tejmbushura nga pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut por më së shumti të huaj nga vendet nordike, perëndimore dhe Europa lindore. Operatorët turistikë thonë se ka një kërkesë ende shumë të lartë dhe për gushtin e shtatorin.