Mbrëmja e së dielës riktheu përmbytjet në qytetin e Vlorës. Vetëm gjatë një dite në këtë qytet raportohet të kenë rënë 87 mm shi duke sjellë përmbytje në Lagjet Pavarsia 3, 29 Nëntori, zona e Skelës , 24 maji. Rruga ne lagjen Pavarsia 3 është e pa kalueshme për automjetet e ulëta. Reshje intensive parashikohen edhe përgjatë kësaj të hëne, cka ka frikësuar banorët e kateve të para por dhe pronarët e bizneseve, të cilët kanë nisur të vendosin thasë me rërë dhe prita të ndryshme që shiu të mos i zërë në befasi si herët e rjera. Po ashtu dhe makinat janë hequr nga garazhet që bien pre e përmbytjeve. Punonjësit e Bashkisë së Vlorës po punojnë për të mbajtur te pastra pusetat, ndërsa hidrovori i qytetit punon me kapacitet maksimal.