Prej 72 orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë të ndodhur në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Pavarësisht se po punohet prej orësh për riparimin e defektit, ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të dëmtimit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve.