Top Channel/ Vlerat e BE s’janë ekskluzive të saj/Rama: Shqipëria do bëhet,sfida kryesore e mandatit
06/07/2021 20:22

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, tha se ky është suksesi më i madh për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare. Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë, tha Rama. “Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është jo thjesht një sukses i madh, më i madhi për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare, por edhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe për tjerët, sidomos për rajonin tonë. Në vendimin e 11 qershorit në asamblenë e përgjithshme domethënia më e madhe ishte marrja e besimit nga 175 vende. Kjo e Shqipërisë është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë. Pas kryesimit të OSBE, ku lamë një përshtypje të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB rikonfirmon një standard besueshmërie dhe maturie për Shqipërinë. Ky është një mësim inkurajues për të guxuar më shumë, për të besuar e punuar më shumë, që Shqipëria të bëhet më shpejt, ajo që me siguri do të bëhet një ditë. Afrimi i asaj dite është sfida dhe angazhimi ynë. Unë, së bashku me shumicën e zgjedhur, do ta jetojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë, për t’u angazhuar më shumë, për të guxuar, besuar e punuar me të gjitha fuqitë tona, që kjo dekadë të bëhet dekada e ngjitjes, ku dielli të shkëlqejë për të gjithë shqiptarët. Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne shqiptarët u rënduan nga tërmeti, që i parapriu pandemisë globale, ku dhe ne u përballëm me agresionin frontal të virusit. Edhe mënyra si ja dolëm këtyre ngjarjeve them se është arsye për të guxuar, punuar më shumë. Tërmeti do të jetë jo vetëm një kujtim i së shkuarës, së shpejti, për familjet që humbën shtëpinë. Po ashtu pandemia, që na sprovoi deri në fund, po na provoi se Shqipëria mund të rreshtohet mes atyre që mund të ngjiten lart. Më bëri një vërejtje të bukur e kuptimplotë një mendje e kthjellët “Vlerat që ti i quan evropiane, kur flet për BE, nuk janë vlera ekskluzive të BE, por janë vlera globale”. Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Top Channel/ Berisha paralajmëron policët: Nuk tolerohet kush ushtron dhunë
16/02 21:33
Top News – ‘Kush hetohet në BE, jep dorëheqjen’. Bardhi: Në Shqipëri, Rama ndryshon ligjin
16/02 21:20
Top News – Ligji për Sponsorizimin në sport/ Ministri Gonxhja- Do të hyjë në fuqi në vitin 2027
16/02 20:16
Top News- Burgjet kërkojnë gardianë/ 200 vende të lira, gara për punonjës policie
16/02 20:06
Top Channel/ ‘Lini shkollat dhe mbushni sheshin’,Berisha:20 shkurti thirrje për rininë shqiptare
16/02 19:58
Top Channel/ Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë, MSH dhe ISHP fshehën procesverbalin
16/02 19:57
Top Channel/ 12 vite pritje për nipërit në Siri! Rrëqeth gjyshi nga Pogradeci: M’i sillni para se të vdes
16/02 19:54
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit/Berisha sulmon psikologen: Do të gjejmë kush je, mjerë…
16/02 19:24
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02 19:18
Top Channel/‘Ti meriton çdo variant’, Berisha kërcënon Ramën: Për çdo cënim që i bën protestuesve…
16/02 19:14
Top Channel/ ‘Do i dalim zot shqiptarëve’, Berisha: Do mbrojmë Kushtetutën, Rama mbron mandatet e…
16/02 19:14
Top Channel/ Nis Foltorja e radhës, Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë
16/02 18:56
Top Channel/ Rama në Kosovë, Berisha:Gjykimi i ish-UÇK në Hagë pas pazareve të tij me Beogradin
16/02 18:14
Top News – 40 dëshmitarë për ‘Metamorfozën’. Prokuroria kërkon rrëfimet për vrasjen e Gjin Ndojit
16/02 17:56
Top Channel/ Rama pritet nga Albin Kurti, takim mes kryeministrave të dy vendeve në Prishtinë
16/02 17:05
Top Channel/ Gjyqi për Diellën, aktorja Bisha kërkon pezullimin e imazhit dhe kompensim financiar
16/02 16:11
Top Channel/ Rama në Kosovë, takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
16/02 16:10
Top Channel/ Urat bllokojnë përroin, banorët në Bradashesh ankohen se janë përmbytur 3 herë
16/02 15:28
Top Channel/ Si u punësua Muçi Shaljani, Gjykata pezullon drejtorin e Personelit në AMP
16/02 15:24
Top News – Profesori italian, gjyq në Shqipëri. Aksidenti në Fier, avokatët mohojnë akuzat
16/02 14:23
DIGITALB DIGITALB