Zemërimi i Vjosës me banorët buzë lumit në Vlorë dhe Fier nuk zgjati shumë. Pas 48 orëve vërshim lumi u rikthye në shtratin e tij, ndërsa banorët i ndihmoi fati, pasi përgjatë paradites së sotme munguan reshjet. Në Vlorë situata më e vështirë ishte për banorët e fshatit Bishan, ku gjatë natës uji i lumit i kapi në befasi. Pavarësisht thirrjeve për evakuim banorët thonë se qëndruan për të shpëtuar cka mundnin.