75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras, ndërsa në total banesat e prekura edhe në fshatrat e tjera janë 159. Mes ujit e baltës banorët e Ferrasit rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur térësisht të papërgatitur. Pavarësisht se uji arriti mbi 1 metër, banorët nuk u larguan nga banesat , me shpresën per të shpëtuar çtë mundin dhe per të mos lënë vetëm bagëtitë të cilat i kanë nxjerrë në rrugë. Mëngjesin e sotëm komisionet e verifikimit të dëmeve kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet ndërkohë që banorët mbeten me shpresën e përfitimit të dëmshpërblimeve. Banorët thonë se pasojat e përmbytjes së tanishme janë shume herë më të mëdha krahasuar me ato të mëparshmet.