Një moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës, e cilësoi kryeministri Edi Rama vendimin për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar. “Për ta bërë realitet na u desh kohë, sepse është një vendimin e vështirë për 1001 arsye. Më vjen shumë mirë që ia dolëm. I jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan për të ardhur deri këtu, në mënyrë të posaçme Mirelën dhe Adelinë, drejtoren e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, që me shumë durim bashkërenduan shumë forca që u bënë bashkë në këtë proces”.