Vjosa, Park Kombëtar, nuk është më përrallë por është realitet, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Kemi marrë përsipër të ndryshojmë rrjedhën e logjikës ekonomike të dikurshme. Kemi sfiduar të shkuarën, në emër të së ardhmes së qëndrueshme”, tha Kumbaro në fjalën e saj gjatë ceremonisë nga Vjosa. Një moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës, e cilësoi kryeministri Edi Rama këtë vendim.