Pas 5 vitesh në detyrë, Vjosa Osmani u largua nga Presidenca e Kosovës këtë të shtunë. Me përfundimin e mandatit të plotë 5-vjeçar si kryetare e vendit, Osmani i dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Vjosa Osmani u përcoll nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore. Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.